Nëntë-vjeçari bie nga ski-lifti, shpëton mrekullisht (Video)

Një nëntëvjeçar ra nga disa metra lartësi, por shpëtoi vetëm duke lënduar këmbën. Mjekët thonë se ai do të shërohet pa pasoja. 

Bota

12/01/2015 15:13

Momenti kur një djalë nëntë vjeçar ra nga një ashensor i skive në SHBA është kapur nga një video. 

Aksidenti ka ndodhur të shtunën pasdite në Liberty Mountain Resort në Fairfield, Pensilvani. 

Videoja tregon djalin e varur në një karrige të ashensorit të skive, dhe ekipet e shpëtimit që përpiqen për t’i ndihmuar, raporton SkyNews, transmeton lajmi.net. 

Djali menaxhon largimin njërës prej skive nga këmba, por këtë nuk mundet ta bëjë edhe me tjetrën. 

Ai përfundimisht bie poshtë në dëborë. 

Zyrtarët mjekësor thonë se ai pësoi një dëmtim në këmbë, por se do të jetë mirë pas shërimit. 

Adrian Delgado, i cili e bëri filmimin thotë: “Ai ra nga 20 metra dhe lëndoi vetëm këmbën – kjo duhet të jetë një mrekulli”. 

Një zëdhënës i pistës së skive tha se një hetim për të vërtetuar shkaktarin e aksidentit është në proces. (lajmi.net)