Nëntë shenja që tregojnë se jeni një perfeksionist toksik – Kjo sjellje mund t’ju shkatërrojë jetën
Identifikimi i këtyre shenjave tek ne dhe tek të tjerët mund të përmirësojë jetën tonë.
Lifestyle
Të qenit perfeksionist mund të konsiderohet si një atribut pozitiv. Një person mund ta përshkruajë veten se ka standarde të larta, që përpiqet për të arritur përsosmërinë dhe se është punëtor, shkruan lajmi.net.
Por në fakt, ekzistojnë 2 lloje perfeksionistësh: pozitivë dhe negativë. Perfeksionistët pozitivë janë të orientuar drejt arritjeve dhe duan të kenë sukses ndërsa perfeksionistët negativë janë të orientuar drejt dështimit dhe nuk duan të humbasin.
Identifikimi i këtyre shenjave tek ne dhe tek të tjerët mund të përmirësojë jetën tonë.
- Këmbëngulni se gjithçka është perfekte kur nuk është
Një person që vuan nga perfeksionizmi toksik dëshiron që të tjerët t’i shohin si individë që nuk kanë asnjë të metë dhe duan që jeta e tyre të duket e lehtë para të tjerëve.
Çdo problem ose vështirësi që ata mund të kalojnë, nuk ua tregojnë botës së jashtme dhe bëjnë që jeta e tyre të duket pa të meta.
- I vendosni vetes synime që është e pamundur t’i arrini në realitet
Njerëzit që mendojnë se janë të përsosur fokusohen tek ato që njerëzit do të thonë për punën, projektin ose qëllimin e tyre, sesa tek vetja. Ata kërkojnë miratimin e të tjerëve dhe prandaj pritshmëritë e tyre janë tepër të larta.
- Shmangni sfidat
Ata ushtrojnë presion mbi veten, deri në atë pikë sa çdo gjë e shohin si diçka shumë të vështirë për t’u arritur, sepse kanë frikë nga dështimi. Kjo bën që ata të bllokohen për shkak të pritshmërive, kështu që ndonjëherë mund të shmangin krejtësisht një projekt.
- Kurrë nuk i pranoni gabimet
Ne mësojmë nga gabimet tona, duke pranuar se ka gjëra që nuk mund t’i parashikojmë. Kur lindin probleme ne e shohim atë si një mundësi për të mësuar dhe përmirësuar veten. Një perfeksionist ekstrem ka frikë të bëjë një gabim, nëse e bën, nuk e falin veten për këtë. Ata kritikojnë veten për gabimin dhe stresin e shkaktuar nga vendimi apo sjellja që kanë bërë.
- Jeni shumë të vrazhdë me veten
Zëri brenda kokës së një perfeksionisti është shpesh shumë i ashpër dhe kritik, gjë që mund t’u thotë vazhdimisht se nuk janë mjaftueshëm të mirë për të ëbrë diçka. Ballafaqimi me njerëzit kritikë është shpesh i lodhshëm.
- Mos pranimi ose mos festimi i sukseseve
Ata nuk i pranojnë fitoret e tyre dhe nuk ndjejnë gëzim apo kënaqësi që kanë përfunduar diçka dhe që kanë arritur një qëllim. Ata besojnë se mund të kishin bërë më mirë, mund të ishin përqendruar tek të metat dhe të dallonin një problem dhe të kishin arritur rezultate më të mira.
- Përpjekje për të përmbushur afatet
Ata gjithmonë përpiqen për më shumë. Përsosmëria është e paarritshme, prandaj, puna nuk bëhet kurrë dhe nuk është kurrë e përsosur. Ata luftojnë me veten për çdo vendim, përpiqen të realizojnë çdo ide, e cila kërkon shumë kohë dhe shkakton një presion të jashtëzakonshëm.
- Mbroheni kur merrni kritika
Ata mund të shpërthejnë kur marrin kritika ose reagime konstruktive. Ata filtrojnë komentet dhe lavdërimet pozitive dhe dëgjojnë vetëm reagime kritike që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e qëllimit të tyre. Kjo mund t’i bëjë të ndihen të sulmuar, prandaj fillojnë të mbrohen.
- Të qenit shumë kritik ndaj të tjerëve
Ne të gjithë jemi të aftë të kritikojmë të tjerët, por një perfeksionist toksik mund t’i shkatërrojë të tjerët për ta bërë veten të ndihet më mirë apo për ta ngritur veten. Për këtë arsye, kolegët apo miqtë fillojnë t’i shmangin ose t’i qëndrojnë larg. /Lajmi.net/