Nëntë përballje të zjarrta në Champions, vëmendja te Real – City
Sonte në Champions League do të zhvillohen nëntë përballje super të zjarrta. Vëmendja kryesore pritet të jetë në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madrid është nikoqir i Manchester Cityt. Në këtë përballje secila pikë do të jetë e rëndësishme e cila do të ndikojë në renditje. Madje për trajnerin e “Los Blancos”, Xabi Alonso, kjo lojë…
Sport
Sonte në Champions League do të zhvillohen nëntë përballje super të zjarrta.
Vëmendja kryesore pritet të jetë në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madrid është nikoqir i Manchester Cityt.
Në këtë përballje secila pikë do të jetë e rëndësishme e cila do të ndikojë në renditje.
Madje për trajnerin e “Los Blancos”, Xabi Alonso, kjo lojë mund ta vulos edhe fatin e tij.
Kokë më kokë, “mbretërit” dhe “citizens” në Ligën e Kampionëve i kanë 14 ndeshje, ku 4 i kanë fituar anglezët, pesë spanjollët dhe pesë të tjera janë mbyllur me barazim.
Por, çka është interesante, dyja skuadrat i kanë nga 24 gola të realizuara.
Kurse, në ndeshjet e tjera, lideri Arsenali do të luajë si mysafir i Club Brugge dhe me një fitore eventuale do ta siguronte vendin në top tetëshen e parë, duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-tës.
Edhe Paris Saint-Germain do ta bënte një hap të madh drejt kualifikimit në rast fitoreje në udhëtim te Athletic Bilbao, klub i cili gjithashtu synon rezultat pozitiv për t’u ngjitur në pozitat që e dërgojnë në ‘play-off’.
Juventusi i Edon Zhegrovës është nikoqir i Pafos gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa ndeshje interesante pritet të luhet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkusen e pret Neëcastle Unitedin dhe ajo në mes të Benfica dhe Napoli.
Nga ndeshjet tjera, Borussia Dortmund e pret Bodo/Glimt, Ajaxi luan në udhëtim te Qarabagu, Villarreali është nikoqir i Copenhagen.