Nënshkruhet tenderi 1.1 milion euro për ndërtimin e stacionit të policisë në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka nënshkruar sot kontratat për ndërtimin e objekteve të Stacionit të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) në Zubin Potok. Pas anulimit të një procedure paraprake, Zyra e Prokurimit të Policisë në ritenderim e përzgjodhi konsorciumin fitues të tenderit. Duke u bazuar në njoftimin e Policisë në platformën e-prokurimi,…

Lajme

04/10/2024 14:11

Policia e Kosovës ka nënshkruar sot kontratat për ndërtimin e objekteve të Stacionit të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) në Zubin Potok.

Pas anulimit të një procedure paraprake, Zyra e Prokurimit të Policisë në ritenderim e përzgjodhi konsorciumin fitues të tenderit.

Duke u bazuar në njoftimin e Policisë në platformën e-prokurimi, konsorciumi fitues i kontratës është ai i përbërë nga kompanitë “Beni Com” SHPK dhe “Olti Trasing” SHPK.

Vlera e përgjithshme e kontratës së dhënë është 1.1 milion euro.

Ky tender ka për qëllim punët e ndërtimit të stacionit policor, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, veçanërisht, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të Zubin Potokut, një zonë në veri të Kosovës me sfida të ndjeshme të sigurisë.