Nënshkruhet marrëveshja ndërinstitucionale për mbrojtjen e të dhënave personale
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKSH), Policia e Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi ndërinstitucionale për mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimin e të drejtës për privatësi në kontekstin e komunikimit publik dhe raportimit medial. Në…

Lajme
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKSH), Policia e Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi ndërinstitucionale për mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimin e të drejtës për privatësi në kontekstin e komunikimit publik dhe raportimit medial.
Në kuadër të marrëveshjes, institucionet do të angazhohen për parandalimin e publikimeve të paautorizuara të të dhënave personale në media dhe publik, ndërmarrjen e veprimeve për forcimin e rregullatives së akteve nënligjore të institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale për zyrtarët e institucioneve dhe mediave.
“Marrëveshja ka për qëllim të adresojë shqetësimet për shpërndarjen apo publikimin e të dhënave personale në media dhe palë të treta, përveç në rastet kur një veprim i tillë është i bazuar në dispozitë të qartë ligjore apo autorizim të posaçëm nga organi kompetent gjyqësor”, thuhet në njoftim.