Nënshkruhet marrëveshja 90 milionëshe me Bankën Botërore, MFPT jep detaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar marrëveshjen prej 90 milionë euro me Bankën Botërore që mundëson në forcimin e stabilitetit fiskal dhe makroekonomik. Murati thotë se vendimi i BB-së për të mbështetur Republikën e Kosovës vërteton përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur politikat zhvillimore. “Ky financim kap vlerën prej 90 milionë euro dhe mundësohet…

Lajme

19/04/2024 11:50

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar marrëveshjen prej 90 milionë euro me Bankën Botërore që mundëson në forcimin e stabilitetit fiskal dhe makroekonomik.

Murati thotë se vendimi i BB-së për të mbështetur Republikën e Kosovës vërteton përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur politikat zhvillimore.

Ky financim kap vlerën prej 90 milionë euro dhe mundësohet pasi që Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore, siç janë forcimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimi i një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimi i tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër. Vendimi i Bankës Botërore për të mbështetur Republikën e Kosovës vërteton përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur politikat zhvillimore si dhe për të vazhduar zbatimin e projekteve me interes për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.