Nënkryetari i VV-së thyen arrestin shtëpiak, shkon në Kuvend

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje  Driton Çaushi i cili gjendet nën masën e arrestit shtëpiak, është parë të hyjë në sallën e Kuvendit ku pritet të fillojë seanca.

Lajme

01/09/2016 12:28

Ai e ka thyer masën e arrestit dhe iu është bashkuar kauzës së  partisë së tij për ta kundërshtuar ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ata kanë paralajmëruar rezistencë të fuqishme për ta parandaluar atë.

Driton Çaushi i Vetëvendosjes gjendet nën arrest shtëpiak për shkak se kishte hedhur gaz në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilën po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi./lajmi.net

Gazi-640x427