Nënkryetari i OVL-UÇK: Kurti e ka personale me ata në Hagë, duke i sulmuar me propagandë erdhi në pushtet
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka folur për procesin e gjykimit në Hagë dhe për deklarimet që janë bërë nga kryeministri Albin Kurti për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Syla ka thënë se Kurti e ka personale me krerët e luftës që janë në Hagë dhe sipas tij, duke i sulmuar ata, Kurti është ngjitur…

Lajme
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka folur për procesin e gjykimit në Hagë dhe për deklarimet që janë bërë nga kryeministri Albin Kurti për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Syla ka thënë se Kurti e ka personale me krerët e luftës që janë në Hagë dhe sipas tij, duke i sulmuar ata, Kurti është ngjitur në pushtet.
“Albin Kurti e ka puro personale me këta. Ai e ka fillu propagandën e tij kundër UÇK-së dhe kundër liderëve, mbi bazën e saj mrrini me ardhë në pushtet”, ka thënë Syla në T7.