Nëna ushqen foshnjën me gji, tronditet kur një burrë e quan “lavire e neveritshme” (Video)
Jessie Maher është ulur në një kafene për të ushqyer me gji foshnjën e saj e cila kishte filluar të qaj, por për një moment fillojnë përçarjet tronditëse nga një i panjohur.
Fun
Kjo nënë, ka shfaqur videon e saj edhe në rrjetet sociale duke reaguar e tronditur dhe e mërzitur nga fakti që ajo është abuzuar gojarisht në publik, për diçka që e bënë çdo nënë dhe është tejet normale, transmeton lajmi.net
Për një moment i panjohuri bëhet agresiv dhe fillon ta ofendojë atë me fjalët “Lavire”, “ E pështirë”, “Lavire e neveritshme”, duke mos u ndalur.
Foshnja e saj ishte vetëm 4 javësh, e kjo bëri që të gjithë njerëzit edhe në rrjetet sociale ta përkrahin atë dhe të reagojnë ashpër ndaj të panjohurit.
Në fund të videos, dëgjohet një tjetër grua që i afrohet duke e ngushëlluar dhe duke e inkurajuar që ajo po bënë diçka normale, e gjithashtu në ndihmë i dalin edhe dy roje të sigurisë. /lajmi.net