Nëna rrah mjeken pas vdekjes së djalit të saj 12-vjeçar në Spitalin Pediatrik në Tiranë

Nëna e 12-vjeçarit i cili humbi jetën më 8 janar në Spitalin Pediatrik në QSUT ka rrahur mjeken e këtij spitali me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit të saj. Policia ka nisur hetimin mbi rastin, pas kallëzimit të mjekes së Spitalit Pediatrik. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.…

Lajme

28/01/2025 16:33

Nëna e 12-vjeçarit i cili humbi jetën më 8 janar në Spitalin Pediatrik në QSUT ka rrahur mjeken e këtij spitali me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit të saj.

Policia ka nisur hetimin mbi rastin, pas kallëzimit të mjekes së Spitalit Pediatrik.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital”.

Kujtojmë se më 8 janar humbi jetën në QSUT, 12-vjeçari nga Maliqi, raporton A2.

Në reagimin, QSUT deklaroi se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.