Nëna që i fali kombit bijtë më të shtrenjtë – figura e Zahide Jasharit përjetësohet më 18 qershor

Më 18 qershor, në ditën e lirisë, në oborrin e çerdhes që mban emrin e saj, do të zbulohet skulptura e Zahide Jasharit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili në Facebook thotë se skulptura që paraqet nënën Zahide duke përkundur fëmijëve, është një përjetësim i dashurisë…

Lajme

03/06/2025 14:07

Më 18 qershor, në ditën e lirisë, në oborrin e çerdhes që mban emrin e saj, do të zbulohet skulptura e Zahide Jasharit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili në Facebook thotë se skulptura që paraqet nënën Zahide duke përkundur fëmijëve, është një përjetësim i dashurisë më të madhe: dashurisë së nënës për fëmijën, dhe dashurisë së një kombi për lirinë.

Nura thotë se në hapësirën ku rriten fëmijët dhe fillojnë të mësojnë edhe për dashurinë ndaj atdheut, do të qëndrojë një nënë heroinë që ju ruan, ju buzëqesh, dhe ju bekon – Nëna Zahide.