Nëna pëson infarkt në zemër pasi që djali nuk i kuptonte detyrat

Një nënë nga Kina u irritua aq shumë përderisa po ndihmonte djalin e saj me detyrat e shtëpisë saqë ishte në pranë të vdekjes ngase pësoi infarkt në zemër.

Fun

08/11/2019 15:11

Paramendojeni skenën: Jeni ulur në tavolinë, po bëni detyrat, keni vendosur duart në kokë dhe nuk kuptoni asgjë.

Nëna ose babai juaj ju ofron ndihmë, por pa pritur vjen një goditje. Pa marr parasysh a pajtoheni apo jo, apo edhe nuk kuptoni, fytyrat do të bëhen të kuqe. Për nënën e këtij djali, stresi për të u bë pothuajse fatal, raporton “Daily Mirror”, transmeton lajmi.net.

Nëna 36 vjeçare, e njohur me emrin Wang, gjithmonë ka pasur interes në edukimin e djalit të saj që tashmë është në klasë të 3.

Çdo natë në shtëpinë e tyre, ajo ulet për ta ndihmuar me detyrat. Por, një natë u bë më e vështirë sesa të tjerat. Ajo u mundua ta ndihmojë me detyrat e matematikës, por nuk pati rezultat.

Mjeku i tha se ka pësuar një infarkt tejet të rrezikshëm që do kishte mundur ta linte me pasoja nëse nuk do ishte trajtuar menjëherë. /Lajmi.net/