Nëna nga Florida ther me thikë vajzën e saj dhe e lë në shkurre
Një nënë nga Florida, e dyshuar si mendërisht e paqëndrueshme, e goditi me thikë vajzën e saj 12-vjeçare në fytyrë dhe qafë, më pas e la në shkurret e një rezervati natyror. Incidenti ndodhi të hënën në Rezervatin Cecil Webb, pranë qytetit Punta Gorda, dhe 35-vjeçarja Gwendolyn Girard më pas iku me një furgon, tha…

Bota
Një nënë nga Florida, e dyshuar si mendërisht e paqëndrueshme, e goditi me thikë vajzën e saj 12-vjeçare në fytyrë dhe qafë, më pas e la në shkurret e një rezervati natyror.
Incidenti ndodhi të hënën në Rezervatin Cecil Webb, pranë qytetit Punta Gorda, dhe 35-vjeçarja Gwendolyn Girard më pas iku me një furgon, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Charlotte, raporton KosovaPress.
Vajza, e cila konfirmoi se u sulmua nga nëna e saj, u transportua në një spital lokal dhe është në gjendje të qëndrueshme.
Girard u arrestua të martën pasi hetuesit gjetën furgonin me të cilin ajo iku në Fort Myers Verior, rreth 30 kilometra larg vendit të sulmit.
Policia tha se Girard rrëfeu sulmin dhe zbuloi vendin ku e kishte hedhur thikën. Ajo më pas u dërgua në burgun e Qarkut Lee dhe u akuzua për sulm të rënduar dhe abuzim të rënduar me fëmijë.
“Në karrierën time 33-vjeçare, kam mbetur pa fjalë vetëm disa herë. Ky është një nga ato momente. Të sulmosh një fëmijë me thikë. Kjo është e pakuptueshme për mua. Vetëm me hirin e Zotit ajo është ende gjallë dhe lutem për shërimin e saj pas këtij sulmi të tmerrshëm,” tha sherifi Bill Prummell.