Nëna në Gjakovë rrahet nga djali dhe burri i saj

Një grua në Gjakovë duket të jetë në hall të madh nga familjarët e saj. Ajo dje ka raportuar në polici se burri dhe djali i saj po e rrahin dhe po e maltretojnë psiçikisht, shkruan lajmi.net. Të njëjtit janë arrestuar. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babai dhe djali i tij i mitur)…

Lajme

13/02/2024 08:47

Një grua në Gjakovë duket të jetë në hall të madh nga familjarët e saj.

Ajo dje ka raportuar në polici se burri dhe djali i saj po e rrahin dhe po e maltretojnë psiçikisht, shkruan lajmi.net.

Të njëjtit janë arrestuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babai dhe djali i tij i mitur) nën dyshimin se të njëjtit me datën e cekur kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare bashkëshortes përkatësisht nënës së tij. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/