Nëna e Rita Orës pa komplekse, tregon kilet e tepërta në veshje plazhi

Vera Ora njihet për postimet motivuese në rrjete sociale.

ShowBiz

02/03/2021 19:39

E një postim të tillë sapo e ka bërë në Instagramin e saj personal, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar fotografi të vitit të kaluar e cila shihet se ka qenë në pushime. Vera në fotografitë e postuara ka treguar edhe linjat e saj trupore e cila shihet paksa mbipeshë.

Vera, ka pozuar në veshje plazhi, teksa iu ka treguar fansave se këto foto kanë qenë të vitit të kaluar.

“Unë dua të mendoj se dukem ende si në këto foto të vitit të kaluar. Merr frymë fillo të bësh diçka për të… thjesht fillo stërvitjen e lehtë pastaj ushtrimet”, ka shkruar Vera duke i motivuar edhe ndjekësit e saj për ata që shohin se kanë kilogramë të tepërt.

Ndryshe, nëna e këngëtares së njohur së fundi po komentohet në media rozë për komentet epike në gjuhën shqipe në postimet e Rita Orës./Lajmi.net/