Nëna e Ghetto Geasy, prangoset për keqpërdorim detyre në ministrinë e Infrastrukturës
Policia e Kosovës dhe Prokuroria, sot kanë realizuar një aksion në Ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në këtë ministri ky aksion u zhvillua duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga ky aksion, u raportua se janë arrestuar tre zyrtare në Ministri të Infrastrukturës. Siç është raportuar…

ShowBiz
Policia e Kosovës dhe Prokuroria, sot kanë realizuar një aksion në Ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Në këtë ministri ky aksion u zhvillua duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga ky aksion, u raportua se janë arrestuar tre zyrtare në Ministri të Infrastrukturës.
Siç është raportuar në media, tre zyrtaret e arrestuara janë Flora Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Vishaj.
Teksa, bëhet e ditur se nga tre të arrestuarat, Flora Selimi është nëna e reperit të njohur kosovar, Ghetto Geasy.
Selimi dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. /Lajmi.net/
.