Nëna e George Clooney shumë e lumtur për fejesën e tij me Amal

Beqari i Hollywoodit, George Clooney, është fejuar me avokaten nga Londra, të cilën ia ka prezantuar prindërve tash një vit, të cilët mendojnë se ajo është një vajzë fantastike. Por, kush është Amal Alamuddin?

ShowBiz

29/04/2014 14:07

Më në fund edhe njeriu i cili asnjëherë nuk ka qenë stabil me lidhjet e tij, ka gjetur të duhurën.

Aktori George Clooney i ka propozuar martesë avokates shumë të sukseshme nga Londra ë njëkohësisht edhe e bukur.

Është kjo Lebanezja Amal Alamuddin, e cila ka përfunduar shkollën për drejtësi dhe tani është duke punuar për firmën ‘Doughty Chambers Street’  të Londrës. Ajo është e specializuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, ekstradim dhe e drejta penale.

Amal është një avokate dhe aktiviste shumë e suksesshme, e cila është në mbrojtje të krijuesit të Ëikileaks, Julian Assange dhe është këshilltare e Kofi Annan.

Clooney dhe Amal janë parë për herë të parë së basku në tetor të vitit të kaluar ndërsa nëna e aktorit thotë se Georga e ka prezantuar atë tek nëna para një viti.

Nina Clooney e ka takuar Amalin në shumë raste tjera dhe ajo është shumë e lumtur për fejesën e tyre, pasi Amal është një vajzë tepër e dashur, e pëlqen atë duke thënë se ka ‘edhe tru edhe bukuri’.