Nëna e Faton Hajrizit: Fatonin shteti na e ka vra, ai nuk u ikë prej shtëpisë por prej shtëpisë së shtetit

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti. Ajo në një deklaratë në T7 tha se kur Fatoni ka qëndruar në burg e kanë ditë që është i sigurt. “Fatonin shteti na e ka vra. Fatoni nuk u ikë prej shtëpisë, Fatoni u ikë prej shtëpisë së shtetit. Kur Fatoni…

Lajme

23/09/2024 20:12

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti.

Ajo në një deklaratë në T7 tha se kur Fatoni ka qëndruar në burg e kanë ditë që është i sigurt.

“Fatonin shteti na e ka vra. Fatoni nuk u ikë prej shtëpisë, Fatoni u ikë prej shtëpisë së shtetit. Kur Fatoni u kan në burg e kena ditë që është i sigurtë”, tha ajo.

Shehrije Hajrzi ka treguar edhe për momentet kur Fatoni gjendej në Serbi dhe ndiqej nga policia serbe.

Ajo ka thënë se janë lutur që Fatoni mos të bie i gjallë në duart e policisë serbe.