Nëna e Adelina Ismajlit nxjerrë jashtë gazetarët në gjykimin e Sekiraqës

Në seancën gjyqësore ku po gjykohet Enver Sekiraqa, për vrasjen policit Triumf Riza, po dëshmon Mona Ismajli, nëna e Adelina Ismajlit.

Lajme

27/01/2015 11:23

Mirëpo, dëshmia është duke u dhënë pa praninë e medieve dhe publikut, për shkak se Ismajli nuk ka pranuar që të ketë media brenda. 

“Të gjitha gazetat e portalet, në bazë të eksperiencës, qesin gjithë më shumë se që themi ne. E për këto çka do ta flas këtu, mund të jem e rrezikuar. Unë nuk du me pas gazetar”, ka thënë Ismajli, raporton Koha.net.

Kërkesa e saj është përkrahur nga prokurori i rastit, si dhe nga trupi gjykues, sado që paraprakisht nuk kishte pasur kërkesë prej Ismajlit për dëshmi pa prezencë të publikut.