Nën ndikim të alkoolit, sulmoi një grua – i dyshuari përfundon në mbajtje në Gjakovë

Një person është arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 17 dhjetor 2025 rreth orës 02:00, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka…

Lajme

18/12/2025 10:32

Një person është arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 17 dhjetor 2025 rreth orës 02:00, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Njoftimi i plotë:

Gjakovë / 17.12.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.