Nën ndikim të alkoolit, shkruan mesazhe me vetveten (Foto)
Martin MnNally, 29 vjeçar nga Skocia, një natë doli të argëtohet me shoqëri, duke pirë pije alkoolike dhe duke luajtur lojëra të ndryshme.
Fun
Por gjithçka që e bënë më qesharake këtë natë është kur ai fillon të ketë një argument me mesazhe telefonike me vetën e tij, transmeton lajmi.net.
Gabimin e tij nuk e kuptoi deri të nesërmen kur iu largua pija dhe erdhi në formë.
Mesazhet që po i vinin në telefon Martinit, ishin thjesht thirrje të humbura të një telefonate që i është bërë më herët.
Ai vazhdon t’i dërgojë mesazhe thirrjes së humbur pa kuptuar asnjëherë se çfarë po bënte.
“Mjaft më telefonuat, jam duke ju telefonuar unë”, shkruan ai, ku ai vazhdon të marrë të njëjtin mesazh herë pas here.
Argumenti i tij kishte zgjatur pothuajse disa minuta, duke rezultuar kështu në një varg të thirrjeve dhe mesazheve, të cilat i kuptoi vetëm të nesërmen, duke e bërë një ndër historitë më qesharake të jetës së tij./lajmi.net