Nën kërcënimin e armës vodhi paratë nga arka e një marketi në Gjilan, Policia jep detaje

Një person i armatosur kishte hyrë në një market në Gjilan, meqë rast ka vjedhur paratë nga arka. Të pranishëm në vendin e ngjarjes ishin tre punëtorë, të cilët kishin arritur ta ndalonin të dyshuarin, shkruan lajmi.net. Rastin kishte ndodhur të hënën dhe këtë e konfirmon edhe policia. “Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një…

Lajme

29/11/2022 09:48

Një person i armatosur kishte hyrë në një market në Gjilan, meqë rast ka vjedhur paratë nga arka.

Të pranishëm në vendin e ngjarjes ishin tre punëtorë, të cilët kishin arritur ta ndalonin të dyshuarin, shkruan lajmi.net.

Rastin kishte ndodhur të hënën dhe këtë e konfirmon edhe policia.

“Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë. Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bënë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/