Nën kërcënimin e armës, një person i grabit një shumë parash një personi tjetër në Rahovec – I dyshuari në arrati
Një rast i grabitjes ka ndodhur në Rahovec dje rreth orës 21:33. Një i dyshuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë të parave një personi tjetër dhe është larguar në drejtim të panjohur. Policia po e heton rastin. “Rr. Fahri Fazliu, Rahovec / 12.07.2026 – 21:33. Është raportuar se një person i dyshuar…
Lajme
Një rast i grabitjes ka ndodhur në Rahovec dje rreth orës 21:33.
Një i dyshuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë të parave një personi tjetër dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Policia po e heton rastin.
“Rr. Fahri Fazliu, Rahovec / 12.07.2026 – 21:33. Është raportuar se një person i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte grabitur një shumë parashë viktimës mashkull kosovar dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. /Lajmi.net/