Nën kërcënimin e armës kreu grabitje në një market në Fushë-Kosovë, arrestohet një grua e dyshimtë
Policia e Kosovës, ka arrestuar një grua të dyshuar për grabitje në Fushë Kosovë. Sipas policisë rasti ka ndodhur më 11 mars në një market ku e dyshuara nën kërcënim të armës ka marr një shumë e parave. “Dje nga njësitet policore të stacionit Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje,…

Lajme
Policia e Kosovës, ka arrestuar një grua të dyshuar për grabitje në Fushë Kosovë.
Sipas policisë rasti ka ndodhur më 11 mars në një market ku e dyshuara nën kërcënim të armës ka marr një shumë e parave.
“Dje nga njësitet policore të stacionit Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 11 mars 2025, në një market, ku punëtores së marketit nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, i janë marrë një shumë e parave. Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: femër 32 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
E dyshuara sipas policisë me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.