Nën kërcënimin e armës e të maskuar, të dyshuarit kryejnë grabitje në një lokal në Fushë-Kosovë

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur dje në Fushë-Kosovë. Raportohet se dy persona të dyshuar të maskuar, njëri prej tyre i armatosur me armë pistoletë dhe tjetri me një shufër metalike kanë hyrë brenda lokalit ku nga viktima mashkull nën kërcënimin e armës kanë arritur që të grabisin kuletën, telefonin dhe një shumë…

Lajme

17/06/2025 09:11

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur dje në Fushë-Kosovë.

Raportohet se dy persona të dyshuar të maskuar, njëri prej tyre i armatosur me armë pistoletë dhe tjetri me një shufër metalike kanë hyrë brenda lokalit ku nga viktima mashkull nën kërcënimin e armës kanë arritur që të grabisin kuletën, telefonin dhe një shumë të konsiderueshme të të hollave.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarës.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente./Lajmi.net/