Nemyar apo Griezmann? Kjo është dëshira e Messi
Skuadra e Barcelonës është treguar shumë aktive edhe pa filluar merkatoja e verës.

Sport
Katalanët po synojnë që të përforcohen për sezonin e ardhshëm, pas një sezoni i cili filloi shumë mirë por u kthye në të dështuar me humbjet nga Liverpool dhe Valencia.
Sipas raportimeve të para, drejtuesit e klubit kanë vendosur të vazhdojnë punën me Valverden, duke lënë të kuptohet se ndryshimet bazike do të bëhen tek lojtarët.
Dy emra që po përmenden së fundmi si mundësi transferimi janë ata të Antoine Griezmann dhe Neymar JR.
Por, cili nga lojtarët do të mund të komponohej më mirë me Leo Messin? Argjentinasi duket se ka thënë fjalën e tij.
Sipas raportimeve të ‘RMC Sport’, Messi i ka thënë bordit drejtues se ka shqetësime rreth sjelljeve të Griezmann dhe do të preferonte më shumë rikthimin e Neymar, transmeton lajmi.net.
Griezmann veçse ka bërë të ditur se do të ndajë rrugët me Atletcio Madridin nga sezoni i ardhshëm, por nuk ka konfirmuar skuadrën ku do të vazhdojë karrierën.
Neymar në anën tjetër kishte luajtur edhe më parë me Barcën, para se të largohej drejt Parisit, por duket se është penduar për largimin.
Mbetet të shihet se cili do të jetë lojtari për të cilin Barca do të nis ofertën. /Lajmi.net/