Negredo shënon gol të pamundur në stërvitje (Video)
Sulmuesi i Valencias, Alvaro Negredo ka shënuar një gol të pabesueshëm në stërvitjet që ka bërë skuadra e tij para ndeshjes ndaj Realit.

Sport
Në stërvitjet para ndeshjes kundër Real Madridit, sulmuesi i Valencias, Negredo ka shënuar një gol pothujse të pamundur.
Në një largësi 10 metra prapa portës, dhe largësi 30 metra anash saj, Negredo i dha një efe të pabesueshëm topit duke e dërguar atë në rrjetë.
Dhe, si duket këto sërvitje të mëdha të Valencias kanë rezultuar me sukses të lartë, pasi ata arritën të mposhtin Realin me rezultat 2-1.
Video