Negociatat për anëtarësim në BE, Begaj: Shpresëplotë për progresin dhe suksesin

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka thënë se lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Përmes  një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, kreu i shtetit shqiptar tutje…

Lajme

15/10/2024 12:11

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka thënë se lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Përmes  një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, kreu i shtetit shqiptar tutje shprehet shpresëplotë për progresin dhe suksesin.

“Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi. Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin”, ka shkruar Begaj. /Lajmi.net/