Nedved: Jemi në bisedime me Sassuolon, kemi bërë ofertën e duhur për Locatellin

Manuel Locatelli vazhdon të lidhet me një kalim tek Juventusi.

Sport

31/07/2021 21:38

Juventusi dhe Sassuolo kanë filluar bisedimet për Locatellin, transmeton lajmi.net.

Madje “Zonja e Vjetër” tashmë ka bërë ofertat e para drejt mesfushorit të cilat deri më tani kanë qenë të pamjafueshme për Sassuolon.

Në lidhje me këtë ka folur sot zëvendës-presidenti i “Bianconerëve” Pavel Nedved për Sportmediaset.

“Ne kemi biseduar me Sassuolon dhe kemi bërë ofertën tonë, e cila besojmë se është e përshtatshme për situatën aktuale, me mënyrën se si financat dhe tregu i transferimeve janë prekur nga COVID-19”, tha ai.

Ne jemi të bindur se kjo është një ofertë e mirë dhe është e drejtë. Ne jemi gjithmonë të sigurt, natyrisht në negociata ka gjëra që duhet të sqarohen dhe zgjidhen. Kur dëshironi një lojtar dhe ai lojtar ju dëshiron juve, është e qartë”, vazhdoi ai.

Raportohet se Juventusi e dëshiron Locatellin në formë huazimi për një vit me obligim blerje për 30 milionë euro, por Sassuolo dëshiron ta shesë atë menjëherë dhe vetëm për 40 milionë euro.

Nedvel foli gjithashtu për Cristiano Ronaldon.

“Ronaldo është lojtari ynë, i ka mbetur edhe një vit kontratë dhe jemi të lumtur që e kemi në ekip. Ai garanton  gola çdo vit. Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe ne jemi duke u mbështetur tek ai”, përfundoi Pavel Nedved. /Lajmi.net/