Nedved i frustruar me gjyqtarët

Juventus ka pësuar një humbje të thellë nga Fiorentina në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A.

Sport

24/12/2020 11:47

Zv.Presidenti i Juventus, Pavel Nedved, u pa të dalë jashtë stadiumit në humbjen e thellë që pësoi Juve nga Fiorentina me rezultat 0 – 3. Çeku doli i frustruar nga fusha dhe tani mësohen arsyet e tij.

Një vendim i gjyqtarit e bëri Nedvedin të dilte nga stadiumi i nervozuar.

“Unë kurrë nuk kam parë një goditje të tillë të dënimit të dhënë, topi ishte tashmë në mesfushë dhe gjyqtari që nuk kishte vërejtur asgjë”, tha ai.

Çeku ju referua një ndërhyrje të Dragowski i cili ndërhyri tek Federico Bernarceschi.

Juventus humbi gjashtë pikë për një ditë, pasi që edhe loja ndaj Napolit e cila ishte fituar në tavolinë, u rikthye nga Gjykata e Apelit dhe do të zhvillohet./Lajmi.net/