Nebi Tejeci nga Gorozhupi i Hasit i zhdukur që nga dje, kërkohet ndihmë e qytetarëve për çdo informacion që mund të kenë
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka filluar kërkimin e Nebi Tejecit, 85 vjeçarit nga Gorozhupi i Hasit. Ai është raportuar i zhdukur që nga orët e vona të datës 22 qershor 2025. Një skuadër e ShKShMK-së, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe banorët e fshatit, ka krehur një perimetër të gjerë…

Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka filluar kërkimin e Nebi Tejecit, 85 vjeçarit nga Gorozhupi i Hasit.
Ai është raportuar i zhdukur që nga orët e vona të datës 22 qershor 2025.
Një skuadër e ShKShMK-së, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe banorët e fshatit, ka krehur një perimetër të gjerë në fshatin Gorozhup.
Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve intensive, nuk është gjetur asnjë gjurmë e personit të humbur.
Operacioni i kërkimit është pezulluar për momentin, deri në grumbullimin e informacioneve të reja dhe të nevojshme.
Informacione për Personin e Humbur:
* Emri: Nebi Tejeci
* Viti i lindjes: 1940
* Vendbanimi: Fshati Gorozhup
Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e zotit Tejeci është i mirëpritur. Ju lutemi të kontaktoni Policinë e Kosovës ose ShKShMK-në nëse keni ndonjë të dhënë.