Në Zubin Potok gjenden rreth 300 plumba dhe një uniformë me logo të Serbisë
Në komunën e Zubin Potokut në një shtëpi të pabanuar është gjetur një sasi e madhe e plumbave dhe një uniformë me logo të Serbisë. Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë. Njoftimi i plotë: Zubin Potok / 12.05.2026 – 17:00. Raportohet se në një…
Lajme
Në komunën e Zubin Potokut në një shtëpi të pabanuar është gjetur një sasi e madhe e plumbave dhe një uniformë me logo të Serbisë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë.
Njoftimi i plotë:
Zubin Potok / 12.05.2026 – 17:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë me logo të serbisë. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.