Në xhamitë e Kosovës bëhet thirrje për mbështetje të marshit të 17 shkurtit
Në të gjitha xhamitë e Kosovës sot iu kushtua ligjëratë 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së vendit dhe marshit që mbahet po këtë ditë në mbështetje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë. Kjo u bë e ditur edhe përmes një njoftimi të Bashkësisë Islame të Kosovës. “Nga minberët u dha mesazh i drejtpërdrejtë…
Lajme
Në të gjitha xhamitë e Kosovës sot iu kushtua ligjëratë 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së vendit dhe marshit që mbahet po këtë ditë në mbështetje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.
Kjo u bë e ditur edhe përmes një njoftimi të Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Nga minberët u dha mesazh i drejtpërdrejtë në mbështetje të marshit protestues “Liria ka emër”, që do të mbahet të martën në Prishtinë.
Marsh ky që organizohet në përkrahje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë”.