Në Vlorë kapet peshku i rrezikshëm

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku peshkatarët kanë kapur një peshk të rrallë

Fun

15/04/2018 22:13

Një peshkatriçe 1 metër e gjatë është kapur mesditën e sotme në 300 metra thellësi.

Sipas peshkatarëve që kanë kontaktuar me redaksinë e “JOQ.al”, madhësia e gojës së gjallesës ishte më e madhe se një top basketbolli.

Peshkatriçja njihet ndryshe si ujkut i deti dhe është një peshk mjaft i rrezikshëm.

Peshkatarët shprehen se:

Përshëndetje “JOQ.al”. Sot në Vlorë në 300 metra thellësi u kap një peshkatriçe 1 metër e gjatë. Dhëmbët i ka të fortë si gozhda dhe jan shume të rralla për t’u kapur. Kafshimin e ka jashtëzakonisht të fortë dhe ka një antenë sipër të koka, e cila është helmuese dhe vdekjeprurëse.”

Sipas tyre ajo shitet gjithashtu shumë shtrenjtë.