Në veri të Mitrovicës vazhdon numërimi i votave për deputetë

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka vazhduar të enjten në komunën e Mitrovicës Veriore. Në qendrën për numërimin e votave, që është palestra e sporteve, po bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime dhe në të njëjtën kohë po numërohen votat e kandidatëve…

Lajme

13/02/2025 12:35

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka vazhduar të enjten në komunën e Mitrovicës Veriore.

Në qendrën për numërimin e votave, që është palestra e sporteve, po bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime dhe në të njëjtën kohë po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

Gjithçka deri tani është duke shkuar sipas planit dhe nuk është evidentuar ndonjë problem.

Kryetarja e KKZ-së në Mitrovicën Veriore, Ivana Kompiroviq, nuk ka pranuar të flasë për KosovaPress, me arsyetimin se nuk është e autorizuar për një gjë të tillë.

Në anën tjetër, mësohet se janë mbi tetë mijë fletëvotime të cilat do të numërohen në këtë qendër, ndërsa jo zyrtarisht bëhet e ditur se procesi i numërimit këtu do të përfundojë të premten deri në mesnatë.