Në Veri gjithçka në rregull

Misioni i OSBE është i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në dy komunat në veri të vendit. Nikola Gaon thotë se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.

Lajme

01/12/2013 11:58

Zëdhënësi i Misionit të OSBE’së në Kosovë Nikola Gaon ka thënë se procesi zgjedhor në veri është duke shkuar me rregull dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.

Gjatë një vizitë të bërë në shkollën “Sveti Sava” Gaon deklaroi se deri më tani ekipet e OSBE`së nuk kanë hasur në ndonjë problem.

“Të gjitha 36 vendvotimet, janë hapur në orën 7 të mëngjesit, flasim këtu për 3 vendvotime në Zveçan dhe 33 vendvotime në Mitrovicën e veriut. Deri më tash nuk kemi raportime për çfarëdo problemesh”, ka thënë ai.

Gaon ka folur edhe për mundësinë që fletëvotimet e Mitrovicës së Veriut të numërohen në Prishtinë, sikur herën e kaluar.

“Procedurat thonë se votat duhet numëruar në vendvotime. Ajo që ka ndodhur herën e kaluar, ka qenë përjashtim dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ai që mund të sjellë një vendim të tillë. Tash për tash, gjithçka po shkon mirë”.

Misioni OSBE është lehtësues i procesit zgjedhor në komunat e veriut të Kosovës.