“Ne vendosëm 6 pika dhe nuk morëm asnjë përgjigje, pra nuk shoh arsye për t’u takuar” Aleanca refuzon ftesën e Kurtit

Aleanca i është përgjigjur ftesës së kryeministri në detyrë, Albin Kurti për takim. Por përgjigja e Aleancës ka qenë refuzuese edhe në këtë rast. Kryetari i partisë, Ardian Gjini ka refuzuar takimin me Albin Kurtin, në lidhje me diskutimet për vënien në funksion të institucioneve të reja të vendit, transmeton lajmi.net. Përmes një letre drejtuar…

Lajme

03/08/2026 15:53

Aleanca i është përgjigjur ftesës së kryeministri në detyrë, Albin Kurti për takim.

Por përgjigja e Aleancës ka qenë refuzuese edhe në këtë rast.

Kryetari i partisë, Ardian Gjini ka refuzuar takimin me Albin Kurtin, në lidhje me diskutimet për vënien në funksion të institucioneve të reja të vendit, transmeton lajmi.net.

Përmes një letre drejtuar Kurtit, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka rikujtuar se qëndrimi i kësaj partie është bërë i qartë që në letrën e 9 korrikut 2026.

Në përgjigje thuhet se AAK-ja nuk ka interes të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës në asnjë format, por ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar në themelimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, duke pasur parasysh edhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Aleanca thekson se i ka paraqitur Kurtit gjashtë pika që i konsideron me interes jetik për vendin, por, sipas saj, nuk ka marrë asnjë përgjigje, qoftë direkte apo indirekte.

Sipas letrës, këto prioritete përfshijnë pranimin e projektit të gazit amerikan si prioritet strategjik, nisjen e procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill, ngritjen e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro për bizneset e vogla, lirimin e tokës së punuar nga tatimi në pronë, financimin e projekteve infrastrukturore të mbetura pezull, si dhe krijimin e një fondi prej 800 milionë deri në 1 miliard euro për investime kapitale në Prishtinë./Lajmi.net/