Në Vala kalojnë mbi 5000 mijë studentët e Kolegjit “Iliria”

Mbi 5 mijë studentë të Kolegjit “Iliria”, që nga dita e sotme, janë pjesë e operatorit publik Vala, pasi drejtuesit e saj, vendosën t’i bashkohen nismës së Vala-s, që ka për qëllim integrimin e të gjithë studentëve të universiteteve publike dhe private brenda një pakoje.

Lajme

05/08/2015 12:57

Marrëveshja e nënshkruar mes Drejtorit Menaxhues të Vala-s, Agron Mustafa dhe drejtorit të Kolegjit “Iliria” Mixhait Reçi, parasheh që 5 mijë studentë të bëhen anëtarë të pakos N’trip, duke iu mundësuar atyre të komunikojnë pa limit në mes vete dhe me 30 mijë anëtarë tjerë të pakos, ku përfshihen edhe mijëra studentë të universiteteve tjera.

Marrëveshjes mes Vala-s dhe Kolegjit “Iliria”, i parapriu marrëveshja e nënshkruar paraprakisht me kolegjin “Universum” dhe kolegjin “Dukagjini”. Kolegji “Universum” anëtarësoi 3 mijë studentë e saj në Vala, ndërsa Kolegji “Dukagjini” mbi 700 studentë.

“Anëtarësimi i 5 mijë studentëve të Kolegjit ‘Iliria’ në Vala është një lajm i mirë si për Vala-n ashtu për Kolegjin ‘Iliria” dhe studentët e saj. Jemi në rrugë të mbarë për integrimin e të gjithë studentëve nga universitet publike dhe private në Kosovë brenda një pakoje, ku ata do të flisnin pakufizime mes vete më një çmim shumë të përshtatshëm për xhepat e studentëve”, deklaroi Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Sipas tij, brenda një kohe të shkurtër do të nënshkruhen marrëveshjet edhe me kolegjet dhe universitet e tjera, të cilat tashmë kanë shprehur interesin e tyre.

“Vala bëri të mundur që studentët pavarësisht se ku janë, Pejë, Prishtinë, Gjakovë apo Mitrovicë, të flasin njëri me tjetrin pa limit për një çmim prej 2.99 euro, ndërsa në këtë çmim do të kenë edhe 2 gigabajt internet 3G dhe 4G, e gjithashtu kanë edhe 500 sms”, tha më tutje Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Drejtori i Kolegjit “Iliria” pohoi se është një shumë e rëndësishme marrëveshja e sotme me Vala-n, për arsye se u mundëson studentëve dhe stafit akademik të komunikojnë më mirë dhe më lirë me rrjetin dhe shërbimet e Vala-s.

“Vala po u ofron një mundësi të re dhe të jashtëzakonshme për komunikim studentëve tanë, të cilët tash e tutje do të kenë hapësirë dhe mundësi komunikimi më atraktive, i cili do t’i ofrojë edhe më shumë ata me njëri-tjetrin”, theksoi drejtori i Kolegjit “Iliria”, Mixhait Reçi.

Njëkohësisht z. Reçi i bëri ftesë Drejtorit Mustafa me bashkëpunëtorët e tij që të vizitoi Kolegjin “Iliria”, për t’u njohur më për së afërmi me të arriturat e këtij institucioni dhe të mbajë një ligjeratë për studentët.

Pakoja N’trip, është lansuar para tre mujash dhe brenda kësaj periudhe të shkurtër ka arritur numrin rekord prej 30 mijë anëtarësh.