Në urimin për ditëlindje, Kim e quan nënën “shoqja më e mirë”
Ylli televiziv, Kim Kardashian është njëra ndër femrat që ka më së shumti ndjekës në llogarinë e sa në Instagram.

ShowBiz
Ajo është shumë aktive me imazhe të reja, ndërsa së fundi publikoi një foto me nënën, shkruan lajmi.net.
Me anë të asaj fotografie në të cilën Kim dhe Kris duken si motra binjake, ajo shfrytëzoi rastin ta uronte nënën me rastin e ditëlindjes.
“Urime ditëlindjen për shoqen time më të mirë @krisjenner Nuk mund të kisha kërkuar për një nënë më të mirë! Thënë thjesht nuk e di se si mund t’ia arrini të na mbikëqyrni të gjithëve dhe të jeni gjyshja më e mirë dhe keni opinionin më të mirë për jetën! Unë jam aq mirënjohës për ju! Te dua shumë!”, ka shkruar Kim ndër të tjera në urimin e saj për ditëlindjen e nënës.
Kim është e martuar me reperin Kanye West dhe ka dy fëmijë, North dhe Saint. /Lajmi.net/