Në Ulpianën antike zbulohet kisha më e vjetër në Evropë

Arkeologët turq kanë zbuluar një tempull të vjetër për të cilin mendohet se është kisha me e vjetër e krishterimit, jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë.

Lajme

20/08/2014 21:27

Gjatë gërmimeve në qytetin antik të Ulpianës, arkeologët turq kanë hasur edhe një mozaik i cili është në gjendje të mirë, raporton KlanKosova.

Në atë vend besohet se janë kryer pagëzime qysh në shekullin e 5-të.

Haluk Cetinkaya thotë se kjo është kisha më e vjetër e zbuluar ndonjëherë. Sipas tij, aty janë pagëzuar Flora dhe Laura, të cilat ishin me prejardhje nga Konstantinopoja (Stambolli i sotëm).

Besohet se qyteti antik i Ulpianës është shtrirë nga Graçanica e deri në Lipjan dhe se në atë kohë ka pasur rreth 60 mijë banorë.