Në udhëtime merr nga 4-5 këshilltarë e fotografë- Presidenca jep tender 273 mijë euro për bileta të aeroplanit
Zyra e prokurimit të Presidencës së Kosovës ka dhënë tender në vlerë 273 mijë euro për bileta të aeroplanit. Për këtë shërbim presidenca ka shpërblyer me kontratë kompaninë “As Travel Club”. Sipas të dhënave të bëra publike nga E-Prokurimi thuhet se :Bazuar në vitet paraprake dhe në planin afatgjatë për planifikime të udhëtimeve, për shërbime…

Lajme
Zyra e prokurimit të Presidencës së Kosovës ka dhënë tender në vlerë 273 mijë euro për bileta të aeroplanit.
Për këtë shërbim presidenca ka shpërblyer me kontratë kompaninë “As Travel Club”.
Sipas të dhënave të bëra publike nga E-Prokurimi thuhet se :Bazuar në vitet paraprake dhe në planin afatgjatë për planifikime të udhëtimeve, për shërbime të udhëtimit me Aeroplan për nevoja të zyrës së presidentes nevojiten afërsisht 700 bileta për 24 muaj.
Dy kompanitë që kanë ofertuar për shërimin në fjalën kanë ofruar çmime fiks të njëjta.
Tutje thuhet se udhëtimet më të mëdha do të realizohen në Evropë dhe pjesë të ndryshme të botës.
“Kategoria e biletave do të jetë vetëm të kategorisë ekonomike, përveç në raste të veçanta kur është e pamundur të sigurohet një biletë në kategorinë ekonomike, indeksonline.
Destinacionet e udhëtimit bazuar në ndarje rajonale në vlera të përafërta do të janë: 60% shtetet e Evropës, ndërsa 40% pjesë tjera të botës.
Po ashtu në dosje të tenderit është dhënë edhe sqarimi për çmimin e biletave.
“Vlera e biletës prej 390 euro është një vlerë për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdoret vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderitdhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit”, thuhet në dosje të tenderit.
Duhet përkujtuar që në udhëtimet e saj të shpeshta, presidentja Vjosa Osmani gjatë gjithë kohës merr me vete shumë njerëz si nga 4-5 këshilltarë, fotografë, e shumë zyrtarë policorë të shtetit.
Të gjithë këta përgjatë udhëtimeve paguhen ekstra dhe kanë benefite të ndryshme- të gjitha nga buxheti i qytetarëve të Kosovës.