Në traditën e rrahjes së dhëndrit, ka raste kur dërgohet në spital

Te shqiptarët, edhe pse më rrallë, në disa zona vazhdon të aplikohet tradita e goditjes së dhëndrit, para se ai të shkoi bashkë me nusen e tij në dhomën e tyre.

Fun

08/05/2018 09:19

Kjo ndodhë në përfundim të dasmës, në momentin që quhet ‘kur hyn dhëndri’, shkruan gazetametro.net.

Në këtë moment, miqtë dhe të afërmit, është traditë që të godasin në shpinë me grushte dhëndrin.

Në disa raste, kjo traditë eskalon, pasi dikush godet më shumë se sa si për lojë.

Image result for tradita e rrahjes se dhendrit

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se sa i tmerruar duket dhëndri, teksa mundohet të iu shmanget goditjeve të miqve të tij.

Ai shihet teksa ikë nëpër sallën e dasmës, dhe dikush tjetër edhe mundohet që ta mbrojë.

Një rast i tillë ditë më parë ka bërë që dhëndri të përfundojë në spital pas rrahjes që i ishte bërë dhëndrit, siç shihet edhe nga një video e postuar në youtube, e që më pas ishte bërë lajm edhe në mediat turke.