Në temperatura tejet të ulëta, qytetarët e Prishtinës tash e tri ditë pa ngrohje

Moti i ligë ka befasuar qytetarët në ditët e para të muajit prill. Reshje dëbore e temperatura të ulëta kanë bërë që nevoja për ngrohje të shtohet në ditët e fundit në Kosovë. Megjithatë, qytetarët e Prishtinës në tre ditët e fundit u përballën me të ftohtin pa ngrohje nga ana e Termokos. Qytetarët raportojnë…

Lajme

10/04/2025 20:57

Moti i ligë ka befasuar qytetarët në ditët e para të muajit prill.

Reshje dëbore e temperatura të ulëta kanë bërë që nevoja për ngrohje të shtohet në ditët e fundit në Kosovë.

Megjithatë, qytetarët e Prishtinës në tre ditët e fundit u përballën me të ftohtin pa ngrohje nga ana e Termokos.

Qytetarët raportojnë se tash e tre ditë nuk kanë ngrohje pavarësisht temperaturave që u regjistruan edhe nën minus.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me kompaninë Termokos, por pavarësisht pyetjeve të dërguara në emailin zyrtar të kompanisë, deri në momentin e publikimit të lajmit nuk është kthyer përgjigjje.

Nuk dihen ende aryset e ndërprerjes së ngrohjes nga Termokos dhe nëse kjo ka ndërlidhje me gjendjen e rënduar energjetike që po kalon Kosova.

Aktualisht blloku A1 i KEK-ut është jashtë funksionit duke bërë që të bie kapaciteti prodhues energjetik në Kosovë.

Kjo krizë energjetike ka çuar drejt shtrenjtimit të energjisë elektrike në vitet e fundit në Kosovë, teksa një rritje e tillë pritet të ndodhë sërish pas paralajmërimit të ZRrE për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15%.

Vendimi pritet të mirret nesër, teksa qytetarët poashtu nesër kanë thirrur protestë për të kundërshtuar këtë vendim./Lajmi.net/