Në Spitalin e Mitrovicës kryhet një operacion i kancerit të vezoreve në stad të avancuar

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ekipi i mjekëve specialistë gjinekologë ka realizuar me sukses një operacion tejet sfidues te pacientja H.M., e diagnostikuar me kancer të vezoreve në stad të avancuar (Stadi IIB). ​Në njoftimin e këtij spitali thuhet se ky sukses mjekësor vjen si rezultat i profesionalizmit të lartë të ekipit…

Lajme

27/04/2026 09:50

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ekipi i mjekëve specialistë gjinekologë ka realizuar me sukses një operacion tejet sfidues te pacientja H.M., e diagnostikuar me kancer të vezoreve në stad të avancuar (Stadi IIB).

​Në njoftimin e këtij spitali thuhet se ky sukses mjekësor vjen si rezultat i profesionalizmit të lartë të ekipit të gjinekologëve dhe stafit mbështetës, duke konfirmuar kapacitetet e spitalit për trajtimin e rasteve të rënda.

“​Për shkak të natyrës së sëmundjes, operacioni ka përfshirë një procedurë të gjerë kirurgjikale për eliminimin e pjesës malinje, duke kryer histerektomi totale me adneksektomi bilaterale (largimin e mitrës bashkë me të dyja vezoret dhe tubat e Fallopit). Po ashtu, u krye omentektomi infra-kolike (largimi i cipës dhjamore të zorrëve) dhe apendektomi (largimi i zorrës së verbër). ​Ndërhyrja u udhëhoq nga mjekët specialistë: Dr. Arben Hajrizi, Dr. Granit Zogaj dhe Dr. Vjollca Çitaku, specialistë të gjinekologjisë, Dr. Arbër Bardhaj, specialist i anesteziologjisë, Xhemë Peci, teknik i anestezionit, si dhe instrumentaret Besarta Tahiri dhe Vildane Aliu”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: