Në SHBA hapet kafeneja e parë e kanabisit

Kafeneja e parë e kanabisit në Amerikë pretendon që t’ia ndryshoj dhe ri definojë idenë e kanabisit.

Fun

22/11/2019 08:41

Kafeneja quhet ‘Lowell Cafe’ në Hollywood.

Në këtë kafene gjenden të gjitha llojet e produkteve të kanabisit duke i kombinuar ato edhe me ushqime, transmeton lajmi.net.

“Momentin që njerëzit fillojnë të pinë, ata bëhen më të lumtur dhe më të qetë, madje fillojnë edhe të miqësohen me personat e tjerë. Persona të ndryshëm kemi parë që vinë në lokalin tonë, nëna, baba, gjyshër.” –deklaron një punonjëse e kafesë.

Në lokal gjendet një eksperte e kësaj bime e cila rekomandon kanabisin më të mirë për ju.

“Më pëlqen ta quaj “zgjedhe aventurën tënde”, unë i shikoj fillimisht personat si duken dhe se nga kush kanë ardhur, nga puna, apo vetëm për të filluar festën” – tha ekspertja e kanabisit. /Lajmi.net/