Në rend dite edhe “përgjimet”
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë edhe sot me seancën plenare, ku për herë të parë shqyrtohet Projektligji për ndryshimin e ligjit për gjykatat, projektligji për ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe projektligji për kompensimin e viktimave të krimit.

Lajme
Në këtë seancë, po ashtu është paraparë të shqyrtohet edhe Projektligji për ndryshimin e ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Prokurorin e Shtetit.
Në rend dite, ligjvënësit kanë edhe Projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve.