Në rast se Liverpooli fiton Premier Leaguen, do të paguajë një bonus të madh te Wolves
Me një xhiro të mbetur në Premier League, gjasat janë të mëdha të ndodhin befasi.

Sport
Ndonëse është duke prirë Manchester City në garën për të titullin kampion, kjo gjë ende nuk është siguruar.
Dhe, nëse eventualisht ndodh që Liverpooli ta kapërcejë skuadrën e Guardiolas në tabelë, i duhet të paguajë një bonus në drejtim të Wolves, transmeton lajmi.net.
“Të Kuqtë” e kanë transferuar Diogo Jotan pikërisht nga “Ujqërit” dhe në rast triumfi në elitën e futbollit anglez, do të duhej t’ia paguante një shpërblim kësaj skuadre për lojtarin.
E gjitha kjo është rregulluar në marrëveshjen që klubet kanë arritur me njëra-tjetrën në momentin e transferimit.
Jota është duke shkëlqyer me Liverpoolin që prej ardhjes së tij në “Anfield Road” duke u bërë një pjesë e rëndësishme e skuadrës. /Lajmi.net/