Në Rahovec mungojnë ID identifikuese të KQZ-së për menaxherët

Para qendrës më të madhe të votimit në Rahovec, më saktë nga shkolla “Isa Boletini”, po mungojnë ID identifikuese të KQZ-së për menaxherët. Procesi i votimit atje nisi mirë, me detaje të tjera që dha menaxheri i kësaj qendre Sakip Kryeziu, i cili njoftoi se sipas procedurës kanë filluar dje me përgatitjet. Sipas Kryeziut, çdo…

Lajme

12/10/2025 09:15

Para qendrës më të madhe të votimit në Rahovec, më saktë nga shkolla “Isa Boletini”, po mungojnë ID identifikuese të KQZ-së për menaxherët.

Procesi i votimit atje nisi mirë, me detaje të tjera që dha menaxheri i kësaj qendre Sakip Kryeziu, i cili njoftoi se sipas procedurës kanë filluar dje me përgatitjet.

Sipas Kryeziut, çdo qendër është hapur në orën 7:00.

Për menaxherët e qendrave në Rahovec mungojnë ID identifikuese të KQZ-së dhe se për këtë Kryeziu tha se është njoftuar në mëngjes. /Klankosova