Në QKUK po u duhet që çdo ditë të mjekojnë dikë nga kafshimet e qenve endacakë, punëtori aty tregon tmerrin që po kalojnë

Të vazhdueshme j anë sulmet e qenve endacakë ndaj qytetarëve në Prishtinë. Situatë edhe më e rënduar është në disa prej rrugëve, e lagjeve të kryeqytetit. Por edhe më të rrezikuar së fundi janë qytetarët që shkojnë për mjekim, apo shoqërim të dikujt në QKUK, doktorët, infermierët e të gjithë punonjësit aty. Numri i madh…

Lajme

11/10/2024 11:40

Të vazhdueshme j anë sulmet e qenve endacakë ndaj qytetarëve në Prishtinë.

Situatë edhe më e rënduar është në disa prej rrugëve, e lagjeve të kryeqytetit.

Por edhe më të rrezikuar së fundi janë qytetarët që shkojnë për mjekim, apo shoqërim të dikujt në QKUK, doktorët, infermierët e të gjithë punonjësit aty.

Numri i madh i qenve endacakë të cilët rrinë tek QKUK-ja ka bërë që vazhdimisht të ketë sulme tejet të rrezikshme ndaj qytetarëve.

Madje dy netë më parë një grua është kafshuar aq shumë dhe aq keq nga këta qenë sa gjendja e saj ishte e trishtueshme.

E njeri nga punonjësit e QKUK-s thotë se janë të tmerruar nga kjo gjendje dhe se për ta s’ka kurrfarë sigurie./Lajmi.net/