Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ndalohen telefona dhe sasi e dyshuar narkotike
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të Dubravës sot gjatë një bastisjeje në zonën sterile është parandaluar futja e gjërave të kundërligjshme në institucion. ShKK ka njoftuar se aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe NJIK-un, që ka ndaluar këtë tentim. “Zyrtarët korrektues kanë identifikuan tri pako që…
Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të Dubravës sot gjatë një bastisjeje në zonën sterile është parandaluar futja e gjërave të kundërligjshme në institucion.
ShKK ka njoftuar se aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe NJIK-un, që ka ndaluar këtë tentim.
“Zyrtarët korrektues kanë identifikuan tri pako që përmbanin sasi të dyshuara narkotike, tre telefona celularë pa numra serik, dy iPhone, një Samsung, një Viko, si dhe dy adapterë telefoni. Për rastin janë njoftuar edhe policia, të cilat kanë sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet përkatëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kontrabandës brenda institucioneve korrektuese”, ka njoftuar ShKK. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: